Në mbrëmjen e djeshme, Radio-Televizioni “Ora News” festoi 10-vjetorin e krijimit. Në këtë event festiv u mblodhën qindra të ftuar, figura të njohura të botës së televizionit, personazhe të njohur të politikës, biznesit dhe arteve. Personazhet më të njohur të ekranit ishin kujdesur për ardhur me një paraqitje sa më elegantë, për të festuar suksesin e një dekade të këtj televizioni.
Ndoshta jo të gjithë ishin treguar dhe aq të kujdesshëm. Paraqitja e këngëtares Rovena Stefa në tapetin e kuq, të krijonte përshtypjen se ajo kishte ngatërruar event, ose kishte veshur çfarë i kishte dalë përpara. Një veshje e tejdukshme gati transparente e cila nuk i linte shumë vend imagjinatës i nxirrte zbuluar komplet pjesën e kofshëve. Këngëtarja mbante në duar një çantë-portofol të vogël të tipit clutch, në mënyrë që të mbulonte pjesën e mbathjeve.
Rovena njihet për zhveshjet dhe stilin ekstravagant, por si një e ftuar në këtë event e kishte tepruar me (zh)veshjen. Si ju duket look-u i saj në mbrëmjen e 10-vjetorit të “Ora News”…?



















