Takimet e fundit mes Presidentit të vendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama nuk kanë qenë harmonike sa dikur! Secili është përpjekur ta evitojë sa më shumë njëri-tjetrin, por presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, jo vetëm që i ka bashkuar, por edhe ka ditur t’i sjellë në humor, aq sa të qeshurat e dy drejtuesve të vendit duket sikur po dalin edhe nga këto foto të realizuara nga fotografi i bordo.al.
Të pranishëm në 10-vjetorin e e këtij televizioni Meta, i shoqëruar nga vajza e tij e vogël, Era dhe Rama kanë vizituar një ekspozitë fotografike dhe kostumesh popullore, të vendosur në ambientet e kësaj media, teksa i udhëhiqte në këtë guidë Presidenti Ndroqi.



















