Ishte paralajmëruar nga prezantuesi i programit, Blendi Fevziu, se emisioni “Opinion” do të rikthehej në muajin shtator, në prag të këtij 20-vjetori përmes një eventi mjaft festiv. Prej 20 vitesh ky program politik renditet në një ndër më të pëlqyerit e më të ndjekurit nga publiku. Transmetimi maratonë ka nisur dje në orën 14:00 dhe ka vijuar me një mbrëmje festive në “Sheshin Nënë Tereza” ku ishin të ftuar 600 personalitete të rëndësishëm të politikës dhe arteve. Personazhe të cilët kanë qenë pjesë e panelit të të ftuarve në këtë program në vite i janë bashkuar atmosferës festive të përvjetorit të “Opinion” të cilët i kemi sjellë përmes fotografit të Bordo.al.
Cilët spikatën në këtë mbrëmje festive dhe cilët ishin veshur më bukur? Bordo.al ju sjell një galeri fotosh me momente nga mbrëmja festive e këtij përvjetori dhe personazhet e famshëm që ju bashkuan festës në sheshin “Nënë Tereza”.