Fotot e personazheve të njohur, sa shërbejnë për publicitet, po aq mund të shndërrohen menjëherë në shënjestër për kritikat e publikut. Fama e rrjeteve sociale, si dhe dashuria e VIP-ave për shpërndarjen e imazheve personale në profilet e tyre, ka bërë që fansat t’i krtikojnë sy për sy të famshmit botërorë dhe vendas. Këtë herë, Elvana Gjata është vënë në qendër të vëmendjes, për shkak të fotos më të fundit të publikuar në Instagram.
Fillimisht, ne u tërhoqëm nga modeli i syzeve të pajisura me toptha puplash në anë. Por, ndjekësit e këngëtares kanë vënë re diçka krejt tjetër: përmasat e gjoksit të kësaj të fundit. Edhe pse nuk shquhej për shndërrimin në protagoniste me poza provokuese (përjashtuar këtu ndonjë tentativë të vogël me raste), këtë herë duket qartë se fokusi i Elvanës ka qenë edhe ekspozimi i gjoksit. Prerja e fotos, si dhe paraqitja vetëm e artistes në imazh, tregon qartë se Gjata ka dashur që sytë e publikut, këtë herë të mbeteshin vetëm tek ajo.
Kështu, komentuesit që akuzojnë për ndonjë ndërhyrje të mundshme kirurgjikale kanë qenë të shumtë, e nuk do mend se këto kanë qenë akuza të drejtpërdrejta mbi përfshirjen e Elvanës tek “grupi i të tjerave”. Duke iu referuar kolegeve jo të pakta të këngëtares që kanë ndërmarrë operacione plastike për transformimin e pamjes së tyre, fansat nuk duken aspak të lumtur me atë çka mendohet të ketë filluar Elvana: pikërisht epokën e ndryshimit. Në galeri do të gjeni foton e fundit të Gjatës, si dhe disa imazhe të mëparshme të artistes. Si mendoni, ndërhyrje, fotoshop apo thjesht një pozë aksidentale që ka lënë vend për aludime?