Mund të duket e habitshme, por është e vërtetë: shumë shpejt mund të përballemi me shtrimin e kafes! Në një raport të publikuar nga Instituti Klimaterik, gjysma e fermave të kokrrës së kakaos do të shterojnë me ardhjen e 2050-tës, nëse ndryshimet klimaterike do të vazhdojnë me këtë hap. Kjo do të thotë se në 2080-tën, mbi tokë nuk do të mbetet asnjë grimcë kafe…
Rritja e temperaturave po sjell gjjthmonë e më shumë shkatërrimin dhe uljen e ndjeshme të prodhimit të kokrrës së kafes. Të njejtit faktor kanë ndikuar në shpërhapjen e pazakontë të insekteve që dëmtojnë plantacione të tilla. Drejtori i Starbucks ka folur për The Telegraph, duke deklaruar se janë duke shqyrtuar ecurinë e kompanive për deri në 30 vitet e ardhshme, pasi me një ecuri të tillë në shumë pak kohë, dyqaneve famoze të kafes do t’iu vijë fundi. Një fenomen i tillë, nuk do të shkaktojë mërzi vetëm tek kafedashësit, por do të ndikojë shumë thellë në ekonomi, pasi 120 milion individë, nga 70 vende të ndryshme të botës varen ekonomikisht nga industria e kafes…



















