KreuBusull

Majlinda Bregu, një nga kandidatet e kabinetit “Rama 2”!

Dita e djeshme e gjeti kryeministrin Rama duke kritikuar ashpër ambasadorët shqiptarë dhe Ministrinë e Jashtme, për lidhjet me “zero rezultate”, siç e quajti dhe vetë ai, për të sjellë investitorët e huaj brenda kufijve. Duke lajmëruar krijimin e Qeverisë së re që do të shpallet të dielën, Rama ka bërë të ditur edhe themelimin e Ministrisë së Diasporës.

Një vendim i tillë ka ardhur si një nevojë për të patur “…një ministër shteti ekskluzivisht për shqiptarët jashtë atdheut”, siç është shprehur dhe vetë kryeministri. Lidhur me këtë post të ri, ndër rradhët e politikanëve e djeshmja është diskutuar jo pak, e kjo për shkak se një nga kandidaturat për kryesimin e ministrisë së re është Majlinda Bregu. Sipas burimeve pranë Mapo, kandidatura që është ende në diskutim e sipër, do të realizohet me qëllim për të treguar hapjen ndaj opozitës, ashtu sikurse nuk mund të mohohet njohja e mirë e Bregut për proçeset integruese, por edhe njohjet e niveleve të larta që deputetja ka me KE dhe PE. Rama e ka vlerësuar punën e Bregut që në mandatin e parë, kur kjo e fundit mbante postin e kryetares së Komisionit të Integrimit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF