Audrey Hepburn mbetet një ikonë për shumë arsye. Jo vetëm një aktore e talentuar, fituese e çmimit Oscar, filantrope, por edhe një burim frymëzimi për breza të tërë femrash me stilin klasik që e karakterizonte.
Duke pasur një fizik të hollë e të imët, aktorja akuzohej shpesh se kishte çrregullime në ushqyerje, por nuk ishte e vërtetë! Ajo as dietë nuk mbajti kurrë! Audrey ishte gjithçkangrënëse, madje preferonte karbohidratet dhe brumërat së tepërmi. Në tryezën e saj makaronat ishin një vakt i përditshëm!
Në mëngjes aktorja konsumonte bukë të bardhë me reçel, në drekë mish ose makarona dhe në darkë supë pule me perime. Pas darke ajo preferote të konsumonte çokollatë, kek dhe një gotë me një ose dy gisht skoç. Ama makaronat ishin pjata e saj e preferuar, nuk bënte dot pa to as edhe një ditë të vetme! Specialiteti i saj? Spageti me domate të freksët nga kopështi!