Mesa duket, kërcimtarët e trupës së balerinëve të Britney Spears janë treguar të gatshëm t’i shërbejnë asaj edhe si truproja në një incident të ndodhur gjatë koncertit të saj në Vegas.
Një i panjohur ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”. Spears ka qenë duke pyetur publikun nëse po argëtohen, duke kënduar e vallëzuar. Menjeherë, këngëtarja është rrethuar nga balerinët e saj ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenë. Britney dëgjohet në një video të regjistruar që pyet truprojat nëse personi është i armatosur apo jo.
Mësohet se pas këtij incidenti policia e Las Vegas ka arrestuar 37-vjeçarin Jesse Web për shkeljen e kryer duke u ngjitur në skenë pa leje dhe ndërprerë koncertin e Spears.
Britney u kthye të performonte në skënën në Vegas pas përfundimit të pushimeve verore.



















