KreuBusull

Emina, fanse e zjarrtë e këtij reperi shqiptar!

Modelja Emina Çunmulaj po e shijon këtë verë në maksimum. Pushimet e saj fantastike në Malin e Zi pasqyrohen në postimet e panumërta në Instagram ku po qëndron së bashku me bashkëshortin dhe vogëlushen Ella. Krahas luksit në jahte dhe kohës së kaluar në fshatin e lindjes, Emina u bë edhe pjesë e nismës “Fundjavë ndryshe” duke ndihmuar familjet në nevojë në qytetin e Shkodrës.

Sot ajo ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër në makinë. Bukuroshja me famë botërore po dëgjon me volum të lartë e po këndon njëkohësisht vargjet e një kënge tepër të njohur: “Thirrëm qysh t’dush!” Në sfond dëgjohet Ledri Vula! Duket se ajo qënka një fanse e zjarrtë e këtij reperi të njohur dhe preferon të ngasë makinën duke dëgjuar muzikën e  tij! Ja edhe një fanse tjetër e Ledrit!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF