KreuBusull

10 gjërat që nuk dinit për… Gisele Bundchen

Supermodelja braziliane, 37-vjeçarja Gisele Bundchen është një figurë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Modelja më e pasur sipas revistës Forbes dhe më tërheqësja edhe pse nuk sfilon më në pasarela. Gisele është bashkëshortja e futbollistit Tom Brady dhe nëna e dy fëmijëve Benjamin dhe Vivian(7 dhe 4 vjeç). A jeni të sigurt se dini gjithçka për të? Me siguri ka ndonjë detaj që mund t’ju ketë shpëtuar:

Gisele ka lindur në Horizontina, në një familje gjermane të emigruar në Brazil, i ati ishte profesor universiteti ndërsa e ëma një nëpunëse banke.

Ka një motër binjake, Patrician, e cila punon në stafin e saj si dhe katër motra të tjera.

Është zgjedhur ambasadore për përfshirjen e saj në çështjet e ambientit dhe respektit ndaj natyrës.

Në vitin 2000 ka veshur për Victoria’s Secrets ‘Red hot fantasy bra’ me 1300 gurë të çmuar, 300 prej të cilëve ishin rubinë. Këto janë edhe reçipetat më të kushtueshme ne botë me një vlerë prej 15 milionë dollarë të cilat kanë hyrë në Rekordet Guinness.

Në vitin 2006 Gisele pranoi një rol në filmin “Djalli vishet me Prada” me kusht që të mos luante rolin e një modeleje. Ajo interpreton rolin e njërës nga punonjëset e Mirandës.

Në 13 korrik të 2014-ës ishte ajo që i dorëzoi kupën e botës skuadrës fituese të kampionatit botëror në Brazil.

Po në këtë vit, modelja këndoi “Heart of glass” së bashku me Bob Sinclair për motive bamirësie. Të ardhurat shkuan për Unicef.

Ka sfiluar për herë të fundit në mars 2015, për Colcci në San Paolo Fashion Week.

Mbi të gjitha pasarelat e botës ka përshkuar kryesisht me taka reth 446 kilometra.

Shtëpia botuese Taschen i ka dedikuar një libër fotografik me mbi 300 foto, një bashkëpunim i fotografit Steven Meisel me Giovanni Bianco. Të ardhurat shkuan për bamirësi.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF