KreuBusull

Bomba latine Sofia Vergara pozon nudo!

Aktorja Sofia Vergara, ylli i serialit “Modern family” do të jetë në kopertinën e revistës Women’s Health duke pozuar nudo në moshën 45-vjeçare. Ajo ka treguar se e ka pranuar trupin e saj kështu siç është dhe ka qenë e gatshme për këtë set fotografik.

“Jam 45 vjeç. Në këtë periudhë të jetës nuk mund të jesh perfekte. Nuk mërzitëm apo ta urrej këtë fakt, por ky është realiteti ynë. Po ndryshojmë dhe unë e shoh edhe tek vetja ime këtë ndryshim”, është shprehur Vergara. “Njërëzit më thonë se dukem si njëzet, por kjo nuk është e vërtetë”, ka shtuar ajo.

45-vjeçarja kolumbiane gëzon një formë shumë të mirë fizike dhe stërvitet rregullisht 3-4 herë në javë në palestrën që i shoqi Joe i ka ndërtuar në shtëpi. Ushtrimet fizike e mbajnë aktoren të shëndetshme e në formë dhe e kanë ndihmuar edhe për karrierën e saj në kinematografi. Aktorja mban gjithmonë një regjim të rregullt stërvitor pasi motoja e saj është “Ëndrrat nuk mund të realizohen ndërkohë që ju qëndroni ulur duke pranuar realitetin”. Shikoni fotot e Sofias në galeri! Nuk duket aspak si 45, apo jo?

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF