Çifti më i ri i të sapomartuarve të showbiznesit shqiptar Orinda Huta dhe Turjan Hyska pas dasmës më të përfolur të verës po shijojnë muajin e mjaltit. Ata kanë zgjedhur si destinacionin e parë Hollandën, prej pak ditësh na kanë treguar përmes Instastory-t se ndodhen në qytetin e bukur të Amsterdamit.
Fillimisht ishte Orinda ajo e cila na surprizoi me ndryshime në look, nuk ishte më ajo biondja që jemi mësuar ta shohim, por ishte bërë një flokëkuqe. Sot ka qenë radha e Turit të na habisë. Me të filluar muajin e mjaltit, ai është bërë tullac! Në një postim të Orindës menduam, po ky tullaci që ka përkrah fotos kush të jetë? “Fevzomood”, shkruan Turi me shaka, tani që është bërë tullac si moderatori Blendi Fevziu.
Duket se çifti pasi a ndërruar statusin, ka preferuar të na surprizojë duke ndërruar edhe look-un!



















