KreuBusull

Komenti epik i Ermalit mbi mëngjesin e Amit

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të përfolur e më të dashur të showbizit shqiptar. Sot, Ami na ka treguar se po konsumon një mëngjes të vonë, por perfekt në shtëpi. Qumësht, drithëra, fruta dhe biskota integrale përmban mëngjesi i preferuar për bukuroshen e ekranit. Teksa shijojmë këtë pjatë të freskët mëngjesi, nuk mund të mos na bintë në sy një koment epik në këtë postim. Koment që vjen pikërisht nga bashkëshorti i saj, Ermali.  “Kujdes içik aty ti zonjë se të ka dalë shala”, është komenti i tij në këtë foto të Amit.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve mbi këtë koment humoristik të Ermalit. Vëtë Ami, e ka shprehur edhe më parë për bashkëshortin e saj se edhe në jetën e përditshme është plot humor, si në skenë!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF