Moderatorja Luana Vjollca e cila po eksperimenton edhe në muzikë, së fundmi është përfolur për largimin nga ekrani i Top Chanel dhe incidentin e përndjekjes prej fansit të çmendur.
Krahas seteve të fotove, dhe momenteve nga koncertet në Kosovë, sot ajo ka befasuar me postimin e radhës. Luana ka ndarë një foto duke konsumuar një vakt plot me kalori. Përpara saj shihet një tavolinë me hamburger dhe një racion i bollshëm patatesh të skuqura.
“A ka ndonjë të interesuar?”, ka shkruar ajo. I menjëhershëm ka qenë edhe komenti i së motres, Marinës, e cila i ka replikuar “Unëëë”.
As moderatorja nuk i ka shpëtuar manisë së ekspozimit të ushqimit në Instagram. Ajo ka veshur një bust me ngjyrë portokalli, i cili i nxjerr më në pah ngjyrën e lëkurës së nxirë prej plazhit. Si ja del moj Luana? Vetë do e hash gjithë këtë vakt kaq të bollshëm?



















