Përpara se të bëhej Diana, Princesha e Uellsit ajo ishte lady Diana Frances Spencer, e lindur në një familje fisnike prej 500 vitesh.
Diana u rrit mes luksit, por jo mes lumturisë. E ëma Frances u nda prej të atit me të cilin Diana jetoi për shumë kohë, mes kujdesit të dadove. Në këtë përmbledhje në galeri kemi sjellë jetën e saj sipas fotove, foto familjare dhe nga fëmijëria e saj deri sa arriti periudhën mbretërore në të cilën e njohëm. Shfletoni galerinë me fotot e princeshës së zemrave!
