Këngëtarja kosovare Nora Istrefi po e kalon stinën e verës duke performuar nëpër koncerte. Vetëm pak kohë më parë ajo publikoi bashkëpunimin “S’ka inat” me bashkëshortin e saj Robert Berisha.
Kush e zbukuron Norën që të jetë gjithmonë shkëlqyese në koncertet e saj? Një video e shkurtër e Norës na ka treguar se kush është make up artisti saj që po e përgatit për koncertin në Prizren. Nuk do ta besoni, por është vogëlushja Renee!
Duket se edhe Reneeja e vogël, ashtu si e ëma dhe tezet ka syrin e së bukurës dhe tërhiqet nga dëshira për t’u grimuar! Në video ajo shihet duke i aplikuar së ëmës make up në fytyrë me gishtat e saj të vegjël. Sa momente të ëmbla nënë e bijë, apo jo?



















