Hueyda El Saied, balerina e njohur e cila jeton prej shumë kohësh me familjen në Luksemburg ka reaguar sot në Instagram në lidhje me një fenomen që po ndodh kohët e fundit në Shqipëri.
Pak ditë më parë largimi i tenorit Agim Hushi për të jetuar në Australi theu internetin. Po kështu edhe largimi i kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij Mira Konçi u përfol së tepërmi. Hueyda është larguar me të birin Gabriel drejt Luksemburgut dhe duke na përshendetur me një foto nga aeroporti jep mendimin e saj mbi këtë fenomen: ja postimi i saj:
“Ne po kthehemi në shtëpi, ose më saktë në një nga strehat tona, se si Gabrieli dhe unë shtëpi konsiderojmë vetëm shtëpinë e None Hajries dhe teze Vjollcës. Ne të dy ndryshe nga disa individë që janë larguar nga Shqipëria nuk ndihemi krenarë që po kthehemi tek streha në Francë e më pas në Luksemburg, përkundrazi, nëse do të dëgjonim zemrën tonë do të ktheheshim muajin e ardhshëm.
Sot po kthehemi në Francë, aty ku mua m’u dha mundësia të realizoja shumë ëndrra, si femër, si artiste si dhe aty pashë për herë të parë fytyrën e bukur të tim biri. Ardhja e Gabrielit ne jetën time përkon dhe me një moment tjetër shumë të bukur që lidhet me Shqipërinë, një moment i cili më ka emocionuar shume dhe e kujtoj me kenaqesi ende. Kisha vetem pak ore qe isha bere nene, por tek ndiqja nga televizori i dhomës së spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pashë të marshonin për krah miliona njerëzve, personaliteteve të njohura botërore dhe Edi Ramën me disa klerikë shqiptarë të feve të ndryshme. Kryeministri yne kishte vendosur në xhepin e sipërm të xhaketës tre lapsa me ngjyrë blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra që ka flamuri Francez). Mbaj mend që të kem thirrur infermieret e spitalit të cilat kujtuan se kisha dhimbje apo që Gabrieli ishte zgjuar, por unë i kisha thirrur vetëm për t’u mburrur e për t’i treguar harmoninë fetare që kemi ne në Shqipëri.
Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqiperinë tonë, se jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që ka plot gjëra nuk shkojne siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur mërzinë time për këtë, por ama njëkohësisht ka plot gjëra që më bëjnë të mburrem. Kam plot miq të cilët mund t’i cilësoj si heronj pasi punojnë me dinjitet dhe ndërtojnë çdo ditë me djerse ëe ardhmen e tyre në Shqipëri. Kështu që kur dëgjoj shqiptarët – vizitorë të hedhin vrer apo t’i fusin të gjithë në një thes, trishtohem dhe dua t’i them: Nuk është një pashaportë jo shqiptare që të bën ty më të mirë se atdhetaret e tu, ata që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Duke fyer vendin tënd dhe ata që jetojnë ti fyen veten në radhë të parë. Mos harro se një pemë pa rrenjë është jetëshkurtër.”
Ky ka qenë reagimi i drejtpërdrejtë i Hueydës e cila si çdo herë tjetër na ka treguar krenarinë për vendlindjen e saj! Rrugë të mbarë, Hueyda!



















