KreuBusull

Vanity Fair Italia: Ia vlen të vizitoni plazhet shqiptare!

Revista prestigjioze Vanity Fair Italia i ka kushtuar një artikull interesant verës në bregdetin shqiptar duke marrë spunto nga një grup të moshuarash torineze të cilat kanë pushuar në Porto Palermo, pak kilometra larg Himarës. Zonjat janë shprehur se janë surprizuar së tepërmi prej udhëtimit të tyre në “Vendin e shqiponjave”.

Në shqipëri pothuajse të gjithë e flasin rrjedhshëm italishten. Hahet mirë dhe shpenzohet pak. Deti është po aq i bukur sa në Greqi. Njerëzit janë gjithmonë miqësorë dhe mjafton të shkëmbesh disa fjalë me ta për të dëgjuar shprehjen Itali dhe Shqipëria “një fytyrë-një rracë”, janë disa prej cilësive që përmbante artikulli. Duke lënë pas periudhën e emigracionit dhe rënien e socializmit, paragjykimet për këtë vend janë kthyer në kuriozitet. Ia vlen pra, të provoni të vizitoni Shqipërinë! Në këtë artikull përmendet se  kryeqyeti është motorri që po ndikon edhe në pjesën tjetër të vendit. Tirana është një qytet interesant për të vizituar dhe për të jetuar për parkun e ri të lojërave në periferi, zonat e gjelbra, hapjen e Sheshit Skënderbej, transformimin e Pazarit të Ri, si dhe ish-bunkerin Bunk’Art që u shndërrua në një ekspozitë historike të periudhës komuniste që ekspozon edhe artin bashkëkohor.

Në galeri gjeni edhe albumin “Vera në Shqipëri” sipas Vanity Fair Italia.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF