KreuBusull

A duhet të marrim sugjerime mbi letërsinë nga Armina…?

Sara Gurabardhi

Dashuria e saj për modën e ka shtyrë të jetë një nga blogeret më të ndjekura shqiptare. Ekspozimi i veshjeve të firmave luksoze (e jo vetëm), ka bërë që Armina të jetë një emër i lakuar ndër personazhet vendas. Shpesh vënë në qendër të vëmendjes edhe për romancën e saj me Shkëlzen Berishën, Mevlani ka ndërtuar pak nga pak figurën personale, shumë më parë lidhjes së saj me djalin e ish-kryeministrit.

Me ardhjen e verës, të famshmet shqiptare parapëlqejnë të ekspozojnë dhe dëshirën e tyre për të lexuar, përpos trupave bombastikë. Kështu, rrjetet sociale mbushen me faqe librash e frazash të shkëputura nga romane, që ndonjëherë (vetëm ndonjëherë…) të bëjnë të mendosh: vallë i lexojnë, apo vetëm i fotografojnë? Duke qenë se zhvillimi i teknologjisë po shtyn njerëzit gjithmonë e më shumë drejt imitimit, VIP-at nuk janë të vetmit që preken nga një dukuri e tillë. Shumica preferon publikimin e imazheve të librave të ndryshëm, e këtu përfshihet edhe Armina. “I dua njerëzit që e kalojnë kohën duke lexuar libra! Kjo ndryshon mënyrën se si perceptojmë gjërat, ashtu sikurse dhe dashuria bëhet më e mirë”, ka qenë ky shkrimi i Mevlanit, mbi foton e një faqe romani. Ditët pararendëse kanë qenë të mbushura me sugjerime mbi letërsinë nga ana e blogeres, e kjo të vë disi në mendime. Para disa vitesh, në një nga puntatat e emisionit “Top Show”, Alban Dudushi e pyeti Arminën mbi qendrimin e saj ndaj Bukowskit, shtyrë nga një postim i Mevlanit në Instagram. “Mos e lexoni, njerëz! Ishte skandaloz…”, bëri thirrje blogerja, duke vazhduar dhe më tej mbi arsyet pse asnjë femër nuk duhet të lexonte Bukowski-n. Mëkat, duke marrë parasysh talentin e shkrimtarit, dashurinë e tij për gjininë femërore, sinqeritetin mbi seksualitetin, ashtu sikurse dhe përballjen pa frikë me realitetin e jetës, njeriut e mjedisit që na rrethon. Kështu, ndoshta Armina aq shumë e turpëruar nga romani “Femrat”, duhet të mos e tejkalojë fushën e saj të sugjerimeve mbi modën, pasi letërsia, ndryshe nga shumica e gjërave sot, nuk ka lidhje aspak me të qenurit “in”,”out”, apo me “tendencat më të fundit”. Megjithatë, mesazhi mbi leximin në tërësi është për t’u përgëzuar, edhe pse të gjithë jemi koshientë mbi të mirat që na sjell letërsia në përgjithësi…

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF