KreuBusull

Arredimi, kopshti, pishina…Gjithçka për shtëpinë e plazhit!

Arkitektja Jonida Buda sjell eksperincën europiane në Shqipëri, në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë së plazhit

 

Vera erdhi dhe bashkë me të ndërgjegjësimi, se shtëpia në plazh nuk është ende gati… Për një orientim sa më të mirë BORDO ka takuar arkitekten Jonida Buda, e cila vjen në Shqipëri pas studimeve në Romë (Itali), me eksperienca pune në studiot më të mëdha të arkitekturës në Milano e Francë. Pikërisht, profesionalizimin e përfituar nga kultura dhe stili i këtyre vendeve Jonida, e ka sjellë në Shqipëri përmes Green Coast Luxury Resort, kompanisë prestigjoze, në të cilën ajo tashmë punon. Përveç, dinamizmit që të jep puna në një projekt të këtyre përmasave siç është një nga resortët më joshës në vend, Jonida ndan me ne edhe disa këshilla për arkitekturën dhe mirëmbajtjen e shtëpive të plazhit, mëse të nevojshme në këtë moment për të gjithë.

Jonida, si është të punosh në Shqipëri si arkitekte ndërkohë që vjen nga një eksperiencë si Franca dhe Italia.

Për të njëjtën punë, të punosh në Shqipëri është më e vështirë se të punosh në Francë dhe Itali. Këtë vështirësi ta krijonë kushtet e përgjithshme të vendit siç është teknologjia, infrastuktura dhe mënyra e të punuarit, por gjithashtu të punuarit në Shqipëri është kënaqësi pasi ke mundësi të përmirësosh ndjeshëm vendin tend.

Po punon për projektin më të madh i cili duket edhe së jashtmi që mund të ketë shumë vështirësi në ndërtim dhe menaxhim. Mund të ndash me ne disa elementë?

Green Coast në të vërtetë është një risi jo vetëm për tregun shqiptar, por edhe për ne profesionistët që përballemi çdo ditë me detajet e tij. Mund të them që është ndër projektet më sfidues në të cilët unë kam punuar, jo vetëm në Shqipëri. Të tillë e bëjnë mungesa e infrastrukturës, koncepte risi të implementuar në pjesën teknike, kërkesa shumë e lartë për perfeksionizëm dhe cilësi nga ana investitorit si dhe kërkesat e tregut dhe klientit.

Nga është frymezuar stili arkitekturës së këtij resorti?

Green Coast ka një arkitekturë moderne, por nën kombinimin e elementëve tradicional të zonës siç është druri dhe guri. Nën konsulencën e studiove më të mirënjohura në Europë arkitektura e Green Coast përveç të tjerave ka në bazën e saj funksionalitetin.

Raporti me natyrën?

Jemi treguar shumë të kujdesshëm në respektimin e saj. Arkitektura është në harmoni të plotë me natyrën, por mbi të gjitha i gjithë koncepti jonë i ndërtimit bëhët duke pasur pjesë të projektit pasurimin dhe rehabilitimin e mjedisit.

Çfarë kërkojnë klientët në një shtëpi plazhi?

Kërkesat janë të ndryshme, por kryesisht janë të prirur drejt stilit minimalist dhe komod. Ruajnë hapësirat duke mos e ngarkuar interierin, ngjyrat e hapura dhe ekzistencën e ditës në masë të madhe. Pjesa për të cilën kujdesen më shumë është kopshti.

Çfarë sugjeron për arredimin dhe mirëmbajen e një vile të madhe në plazh?

Vilat e mëdha pëgjithësisht të japin mundësi të shumta në arredim gjithsesi do sugjeroj sërish stilin minimalist me sa më shumë hapësira. Ngjyra e bardhë, blu por jo vetëm janë ngjyra që krijojnë shumë atmosferë. Vilat e mëdha janë perfekte jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë dimrit. Duke ndërtuar një oxhak kjo vile është ideale për çdo stinë.

Dimë që në Green Coast do keni edhe një hotel. Mund të na zbuloni disa detaje arkitektonike?

Hoteli është i një standardi me 5 yje dhe si i tillë ka shumë detaje. Mund të them që çdo dhomë ka pamje nga deti dhe verandë. Dhomat janë të ndërtuara në hapsira të mëdha dhe në stil luksoz.

Pse duhet të kesh një shtëpi me pishinë kur je afër detit?

Pishinat janë alternative, por në përgjithësi të krijojnë më shumë privatësi dhe janë ideale për familjet me fëmijë të vegjël në kushtet e thellësisë së detit Jon. Ndërkohë, shërben si një ambient ideal për organizimin e aktiviteteve me familjen dhe miqtë në momente të caktuar. E veçanta është se këto janë pishina me ujë deti (thalaso terapy).

Është e vështirë të mirëmbahet një shtëpi plazhi?

Mirëmbajtja e një shtëpie plazhi është më e vështirë se e një shtëpie për jetesë të pëditshme. Në fakt për këtë te ndihmon fakti i të qenit pjesë e një kompleksi siç është rasti Green Coast Resorti, i cili ka një staf në dispozicion edhe për mirëmbajten e shtëpive të secilit pronar.

Zona e Jugut ka shumë kripë, a është ky problem për një shtëpi në plazh?

Klima e jugt të Shqiërië është e vështirë dhe nëse cilësia e ndërtimit nuk është e duhura normalisht përbën problem. Për t’jua konkretizuar në Green Coast është përdorur sistem izolimi termik me sistem kapote, grafiato dhe një sërë elementësh të tjerë izolues kundër lagëshirës dhe temperaturës.

Projekti i Lungomares përmban arkitekturë në vetevete?

Shëtitorja është një ndër elementët më të rëndesishëm në resort dhe kemi treguar kujdes në arkitekturë. Mbizotëron elementi drurit si në shëtitore ashtu edhe në bare dhe restorante, të cilat kenë një formë të veçantë në ndërtim.

Tendencat e fundit në arredim?

Unë gjithnjë them që nuk kanë shumë rëndësi tendencat megjithëse krijojnë linjë në ndjekje. Ajo çfarë ju sugjeroj klientëve tanë është të bëjnë atë që përfaqëson individualitetin dhe mënyrën e tyre të jetësës. Arredimi në preferencë të kombinuar me komoditetin janë gjithnjë tendencë.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF