Siç e dimë të gjithë aktori Leonardo Di Caprio ka një listë të gjatë për sa i përket numrit të të dashurave, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë supermodele bjonde. Përmendim Gisele Bundchen, Bar Refaeli dhe Nina Adgal. Duket se tani aktori ynë i preferuar është në një lidhje të re dashurie me një modele, por brune kësaj here!
Di Caprio po kalon kohë në Nju Jork së bashku me modelen 23-vjeçare gjermane Lorena Rae, ata janë parë gjithashtu duke vizituar muzeun “Moma” dhe duke shëtitur me biçikletë nëpër qytet. Ata janë miq prej kohësh, në fakt. Kanë qenë bashkë duke festuar në Monaco në muajin Maj si dhe në jaht në Saint Tropez në muajin Korrik.
Asnjëri prej të dyve nuk i ka konfirmuar thashethemet që qarkullojnë se janë çift. Ta ketë bërë për vete Leon bukuroshja gjermane Rae? Shfletoni galerinë për t’u njohur me mikeshën e aktorit, modelen brune Lorena Rae.