Në një event paksa intim, ku të zgjedhura janë femra që e duan të bukurën dhe pëlqejnë të ledhatohen me produktet e mrekullueshme të Lancôme, këtë mes korriku në ambientet e hotel Plaza u celebrua prezantimi i rimelit më të ri të kësaj marke. Monsieur Big, rimeli i ri në familjen e Lancôme, nuk mishëron vetëm ekses por… e pohon si të tijin! “Guximi dhe eleganca janë të shkruara në ADN-në time. Dhe kjo nuk është aspak befasuese; në fund të fundit jam krijuar për të gdhendur qerpikë XXL …” Sekreti i tij i Madh? Qëndron tek kombinimi i një furçe valëzuese dhe një formule që jep volum menjëherë. Monsieur Big ka gjithashtu një formulë që intensifikohet nga pigmentet që thithin dhe reflektojnë dritën… Nuk është befasuese që 92% e përdorueseve bien dakort që është shumë i zi*. Por ashtu siç pohon vetë Monsieur Big : “është e vështirë të vlerësohem nëqoftëse nuk më keni provuar vetë … Që të më kuptoni duhet të më përdorni.” Monsineur Big është aleati kryesor i syve të guximshëm. Një xhentëllmen i vërtetë, mbrojtës i qerpikëve XXL një ekspert për qerpikë të theksuar, Monsieur Big është një paketë e plotë.
