Në muajin shkurt të vitit të kaluar mësuam se pas dhjetë muajsh lidhje dashurie Katy Perry dhe Orlando Bloom i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Megjithatë, duket se ish-çifti i artistëve kanë filluar të dalin sërish bashkë, ata u fotografuan në koncertin e këngëtarit Ed Sheeran në Los Angeles ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Këngëtarja kaliforniane Katy Perry nuk ka dashur të japë tepër detaje por është shprehur: “Mendoj se njerëzit hyjnë e dalin në jetën tënde dhe është shumë bukur kur mban përreth vetes njerëzit që dashuron!”
Fjala “dashuri” na bën të mendojmë se mund të ketë me të vërtetë një rikthim bashkë mes artistëve. Katy dhe Orlando janë një çift mjaft simpatik, apo jo?