Moderatorja Ellen DeGeneres dhe bashkëshortja e saj Portia De Rossi kanë festuar 9-vjetorin e martesës, e megjithatë kur shprehen me gjeste e fjalë për njëra-tjetrën dhe për dashurinë e tyre ngjajnë si dy adoleshente!
Data 16 gusht shënon për to përvjetorin e martesës dhe Ellen, më romantike se kurrë i ka bërë një dedikim të veçantë partneres duke u shprehur se të qenët bashkëshortja e saj është gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur. Ajo ka ndarë momente nga dita më e bukur e jetës, dasma e saj!
Edhe aktorja Portia De Rossi ka ndarë një foto të tyren në Instagram, për të uruar 9-vjetorin partneres. Ato janë bashkë prej 13 vitesh dhe janë nga të parat personazhe që u martuan sapo u lejuan martesat brenda të njëjtit seks në shtetin e Kalifornisë!
Ellen dhe Portia janë shprehur se nuk kanë dëshirë që të zgjerojnë familjen e tyre.