Në mbrëmjen e djeshme ekipi i Skëndërbeut ka barazuar me Dinamon e Zagrebit duke përsëritur edhe një herë kualifikimin në Europa League ashtu si dy vite më parë. Ndeshja plot emocion është mbajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Ekipi i korçarëve ka arritur që përmes këtij kualifikimi të përfitojë nga UEFA 2.6 milionë euro si dhe bonuse të tjera të ardhurash në vazhdimësi.
Takimi i parë i mbajtur në Zagreb kishte rezultatin 1-1, ndërsa ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” përbënte ndeshjen e kthimit dhe përfundoi 0-0 duke na mundësuar kualifikimin për herë të dytë në Europa League. Duke pritur hedhjen e shorteut për fazën e ndarjes së ekipeve kundërshtare në grupe, i urojmë suksese ekipit të Skënderbeut!