KreuBusull

Lojë fjalësh me Adi Krastën!

Zërat mbi ri-largimin e tij nga ekrani i Top Channel kishin filluar të qarkullonin, që pas mbylljes së sezonit që lamë pas. Por, ja që mjaftoi vetëm një status i Adit në profilin personal në Facebook, për të lënë të kuptohej krejt e kundërta. Shkruar konkretisht (asokohe) ishte pikërisht kjo: “Të dielën do të transmetojmë një BEST maratonë. Ndërsa këta janë të zgjedhurit e kabinetit për programin televiziv të këtyre katër vjetëve…”. Pas cilësimeve të emrave të bashkëpunëtorëve që do ta ndiqnin nga pas dhe që ishin përkatësisht të njejtët që qendronin prapa programit ‘E Diell’, Krasta e përmbyll statusin: “Përgatitjet për një sezon të vërtetë kanë filluar”.

Fillimisht, askush nukmund të mohojë faktin se në pamje të parë, gjithçka lë të nënkuptohet për një kontratë katër vjeçare me Top Channel. Sot, edhe pse aludimet mbi largimin e Adit nga ky televizion vazhdonin të qarkullonin, konfirmohet përfundimisht se Krasta nuk do të jetë më pjesë e këtij ekrani (burime të afërta të bordo.al). Edhe pse ishte disi i dyshimtë lajmërimi që vetë Adi bëri në Facebook, që në fund të qershorit, menduam se çdo rregull televiziv u thye e vetë moderatori apo autori mund ta bënte kaq publike një deklaratë të tillë, ende pa u shpallur vendimet për sezonin e ardhshëm. Por, ja që Krasta në fakt nuk e ka përmendur kurrë Top Channel-in në deklaratën e tij, e ndoshta stafi realizues i ‘E Diell’ do ta ndjekë pas edhe në këtë sfidë të re. Sa për kontratën katër vjeçare, Adi e ka modifikuar pak më vonë statusin, duke shtuar direkt pas kësaj fraze: “(Kjo është një shaka për retorikën e pas zgjedhjeve)”. Epo, si gjithmonë thumbues, Krasta!

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF