KreuBusull

Lorit i hyn një tjetër konkurente në stil!

Është e kotë ta përsërisim se Lori Hoxha mban statusin e një prej femrave më stil shqiptare, e tendencat më të fundit shihen pikërisht në fotot e publikuara nga vetë ajo. Duke qenë se tashmë nuk është aspak ҫudi nëse emra të rinj përfshihen në listën e vajzave më të apasionuara pas modës, këtë herë ne ju prezantojmë me një tjetër personazh, që mesa duket gjithmonë e më shumë po konkuron një figurë si Lori.

Po flasim për Erisa Kacupin, mbiemri i së cilës nuk është krejt i panjohur. Babai i saj është Skënder Kacupi, dekan në Universitetin e Drejtësisë. Ndërsa përsa i përket jetës personale, Erisa është në një lidhje dashurie me Iv Tasen, regjisorin e ‘E Diela Shqiptare’. Instagrami i Erisës përngjan jo pak me atë të Lorit, sidomos për nga veshjet e stili. Ajo ҫka tërhoqi më së fundmi vëmendje ishte publikimi në pothuajse të njejtën kohë i dy fotove në profilin e së cilës, ku spikaste e njejta veshje: një bluzë e firmës Gucci, tendenca më e re e vjeshtës së këtij viti. Në janar, revistat më prestigjoze folën mbi bashkëpunimin e Gucci-t me Coco Capitan, mbi një koleksion ndryshe për këtë prag-sezoni. Risia qendron tek dizenjo e bluzave, e cila paraqet logon e firmës luksoze, si dhe disa shkrime të stilit të lirë që kalojnë mes përmes copës. Si Lori, ashtu dhe Erisa kanë zgjedhur frazën: “I Want To Go Back To Believing A Story”, model që aktualisht mbart një ҫmim prej rreth $660. E kjo nuk është e vetmja veshje që vajzat kanë njësoj. Ҫizmet Yeezy, ҫantat firmato të Gucci-t apo Louis Vuitton, sandalet e stilit gladiator, e shumëҫka tjetër, do të bëjë që sa herë të shihni Lorin, të kujtoni Erisën dhe e anasjellta. Siҫ thonë dhe amerikanët: “twinning girls!”. Klikoni në galeri për të parë disa nga detajet, për të cilat vajzat janë kujdesur njësoj.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF