Është ndoshta puna më e rëndë e më me përgjegjësi që mund të marrë ndokush. Mbrojtja dhe ruajtja e dikujt tjetër mbart mbi supe rrisqe të paparashikueshme, e kur flasim për kokën e pallatit mbretëror, rreziku dhjetëfishohet. I tillë ishte dhe rasti i këtij fillim-viti, kur një nga bodigardët e familjes rojale ishte shumë pranë plagosjes apo ndoshta dhe vrasjes së Mbretëreshës Elisabetë!
Teksa ishte në patrullim e sipër gjatë një prej netëvë të kaluara në oborrin mbretëror, rreth orës 3 të mëngjesit, bodigardit i ishte dukur se dikush ishte futur fshehurazi e po ecte në ambjentet e brendshme të pallatit. Pasi kishte bërtitur: “Kush është aty?”, kishte zbuluar se ‘i panjohuri’ ishte vetë Mbretëresha. Kjo e fundit kishte hasur probleme me gjumin, e si pasojë e kësaj kishte menduar të largohej përkohësisht nga dhoma. Zëra zyrtarë bëjnë të ditur se bodigardi në ato ҫaste, ka thënë: “E marrtë dreqi, Lartmadhëria Juaj! Për pak desh ju qëllova”. E mesa duket, Mbretëresha është përgjigjur: “Nuk është problem. Herën tjetër do t’i bie ziles që të mos më qëllosh.” Epo, nuk kishte ҫ’përgjigje tjetër të pritej nga kreu i mbretërisë angleze, e cila njihet për natyrën e saj komike…



















