KreuBusull

River Island ka patur një emërtim krejt ndryshe!

Besojmë se ju kujtohet pse Zara quhet Zara, e me siguri u habitët se si kishte rrjedhur origjina e emrit. Duke qenë se një histori të tillë e kanë edhe disa firma të tjera veshjesh, ne sot ju zbulojmë se River Island ka patur një emërtim shumë larg këtij që ne jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht.

Gjithçka nisi më 1948, kur Bernard Lewis themeloi Lewis Seperate (po, emërtimi i parë!).  Askush nuk e quajti të rëndësishëm vendosjen e emrit, për aq kohë sa ekzistonin vetëm pesë dyqane të së njejtë firmë, ku kryesisht shiteshin produkte ushqimore dhe materiali i leshit. Më 1955, Lewis Separate ndërroi emërtimin në Chelsea Girl, dhe u shndërrua në të parin në Britani që krijoi një zinxhir dyqanesh për femra, me plot 70 të tilla në atë kohë. Firma bleu Concept Man në ’82, edhe pse ky i fundit i ishte dedikuar meshkujve. Së bashku, udhëhoqën tregun deri më 1988, kohë kur të dyja u shkrinë nën një emër, atë të River Island! Me fjalë të tjera, një emër i ndërtuar pak nga pak…

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF