KreuBusull

Përmbytje katastrofike në Houston, Texas!

Banorët e  Houston-it të Texas-it dhe zonave përreth kanë përjetuar përmbytjen më të madhe të historisë në SH.B.A. Një stuhi e fuqishme tropikale, uragani Harvey ka prekur zonën e juglindjes në Texas, ku vazhdon ende të bjerë një sasi e madhe reshjesh katastrofike. Zona e metrosë së Houston-it është gjithashtu e rrezikuar. Rreth një e katërta e banorëve të Texas-it janë shpallur të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Autoritetet e Qarkut kanë kryer mijëra shpëtime pasi banorët u bllokuan në makina dhe brenda në shtëpi nga përmbytja e thellë. Anëtarë të Gardës Kombëtare dhe roja bregdetare po ndihmojnë të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Më shumë se 250 autostrada në Texas janë mbyllur dhe rrugët kryesore janë të gjitha të mbuluara nga uji. Gjatë gjithë ditës janë lëshuar herë pas here edhe paralajmërime për tornado. Njoftohet se tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën një dyzinë janë plagosur si pasojë e stuhisë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF