KreuBusull

Ja kush zbulon fjalët e fundit të Princesësh Diana.

 

Rreshteri Xavier Gourmelon thotë se, ai ishte i sigurt se princesha do t’i mbijetonte aksidentit.

Zjarrëfikësi që e mjekoi Princesh Dianën, ndërsa ajo ishte shtrirë e plagosur fatalisht në një tunel në Paris, tha se ishte i sigurtë se ajo do t’i mbijetonte përplasjes. Njëzet vjet mbas tragjedisë, rreshteri Xavier Goumerlon, që drejtonte ekipin përgjegjës, thotë se fjalët e fundit të Princeshës së Uellsit ishin: “Zoti im, çfarë ka ndodhur?” Princesha 36-vjeçare u dërgua në spitalin Pitie-Salpetriere në kryeqytetin francez, por u shpall e vdekur disa orë më vonë më 31 gusht 1997. Z. Gourmelon tha se ishte i sigurt se Diana do të mbijetonte. “Unë mund të shihja se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por, përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte asnjë pikë gjaku në të, ” tha ai për The Sun. “Të jem i sinqertë, mendova se do të jetonte. Me aq sa dija unë, kur ishte në ambulancë ajo ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. “Por më vonë kuptova se kishte vdekur në spital”. Z. Gourmelon shtoi se të dy pasagjerëët në pjesën e prapme të makinës, Diana dhe Dodi Al-Fayed, i cili gjithashtu ndërroi jetë në aksident, nuk kisshin vendosur rripat e sigurimit.

Në hetimin e aksidentit në vitin 2008, u vendos që Diana dhe Fayed ndërruan jetë për shkak të “neglizhencës së rëndë” të shoferit Henri Pal, i cili ishte i dehur, si dhe për shkak të paparacëve që e ndiqnin makinën.

Lule dhe letra u vendosën jashtë ish-shtëpisë së Dianës për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes së saj. Princ William dhe Harry, djemtë e Dianës, zhvilluan homazhe dhe falënderuan turmën.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF