A ju pëlqen të shihni çeljen e luleve çdo pranverë? Si të kemi fruta dhe perime të freskëta në tavolinë për familjen tuaj? Bletët janë aktorët kryesorë që mundësojnë ekzistencën e bimëve dhe botës sonë të bukur, duke ndihmuar kështu në lulëzimin e 30 % të kulturave tona dhe 90 % të bimësisë së egër. Këto fakte në vetevete janë impresionuese, por këto gjallesa të vogla mund të jenë shumë më të rëndësishme se sa mund t’a imagjinojmë!
Jemi të sigurt se të gjithë jemi të vetëdijshëm se niveli i ndotjes në të gjithë botën është shumë i lartë nga çduhej të ishte dhe vazhdon të rritet për shkak të nivelit të lartë të gazit që çlirohet në atmosferë çdo ditë. Tashmë, me ndihmën e miqëve tanë të vegjël, ne kemi mundësi të përdorim vetë natyrën për të zbuluar se si ne po ndikojmë në cilësinë e ajrit që na rrethon.
Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani (dhe disa aeroporti të tjerë në të gjithë vendin), po përdorin bletët për të monitoruar se si pajisjet e tyre të ndryshme në cilësinë e ajrit përreth tyre.
Për të kuptuar më shumë rreth këtij procesi, ju lutemi të shihni videon e mëposhtme: