Enkele Hajnaj
Më 16 maj, të vitit 1990-të, Brando merr një goditje të rëndë. Djali i tij më i madh, Christian i dehur dhe i droguar vret Dagobert Drollet, të fejuarin e gjysëm motrës së tij Cheyenne e cila në atë kohë ishte 6 muajshe shtatzënë. Pse? Disa muaj më parë, Cheyenne i kishte thënë të vëllait se Dag ishte i dhunshëm, veçanërisht kur ajo ishte katër muajshe shtatzënë.
Marlon u përpoq t’a sillte në jetë Dag-un përmes frymëmarrjes gojë më gojë, por më kot. Më pas ai njoftoi policinë dhe inspektori i cili kontaktoi me të s’i besonte veshëve, deri në momentin që para derës së shtëpisë ku ndodhi krimi u shfaq aktori legjendar, ylli i “On the Waterfront” apo “The Godfather”, që përsëriste, “Ju betohem, bëra më të mirën për të qenë një baba i mirë”. Çfarë ndodhi që kjo familje kaloi përmes kaq shumë tragjedive? Për të kuptuar këtë, është e nevojshme të hedhim një vështrim mbrapa në kohë në jetën e Marlon Brando-s, dhe nuk është e çuditshme që shumëçka nuk shkonte në familjen e tij.
Cheyenne Brando. Që nga lindja e saj e deri në adoloshencë, ajo ishte mishërimi i lumturisë. Ishte e qeshur, e sjellshme e ëmbël dhe punëtore. Asaj i pëlqente të studionte, dhe kishte nota të shkëlqyera në shkollë. Ajo erdhi në jetë më 20-shkurt të vitit 1970. Mamaja e saj quhej Tarita Teriipaia, e cila u njoh me Brandon në filmin “Mutiny on the Bounty”, në vitin 1960. Brando do të binte në dashuri me të menjëherë, por atij iu desh të tregohej shumë i duruar me të, me qëllimin për t’a joshur. Gjatë filmimeve ajo kishte një shoqërues që e ndihmonte, sepse ajo s’dinte mirë anglisht dhe ky ishte filmi i saj i parë. Kush mund të hamendësonte se në 30 vitet e ardhshme fati i trye i përbashkët do të ishte një katastrofë e vërtetë, ku nuk do të mungonin as akuzat për abuzim seksual me të bijën.
1962
Shumë shpejt, Tarifa kupton që është shtatzënë, ndërkohë që brandon nuk e dëshiroi fëmijën që në fillim. Ajo u kthye në French Poynesia (grupsh ishujsh në Pacifik nën juridiksionin francez) bashkë me prindërit e saj. Tahiti i kthehu gëzimin : deti, dielli, njerëzit e këndshëm, shumë më të thjeshtë dhe të hapur se në Amerikë. Marlon ishte i të njëjtit mendim, ai e pelqente shumë Tahitin dhe thoshte gjithnjë se : “njerëzit atje janë gjihnjë të lumtur, ata këndojnë, kërcejnë dhe bëjnë qejf”. Ai ishte tepër i lumtur. Por, pse ndryshoi mendje papritur?
Në fakt, Marlon është tashmë baba, nga martesë e tij e shkurtër me Anna Kashfi. Ai ka një djalë, Christian Devi, ia vuri emrin për nder të mikut tij Chrisitan Marquand, një aktor francez. Dhe kjo është një luftë midis tij dhe Anna Kashfi, pë të drejtën ligjore për të mbajtur fëmijën, dhe nëse Anna e merrte vesh se ai po ndërtonte një familje, atëherë do t’a humbte betejën ligjore për kujdestarinë e fëmjës. Vetëm pak para se të fillonte xhirimet për filmin “Mutiny in the Bounty” ai u martua me aktoren Movita, me të cilën pati një tjetër djalë të quajtur Miko. Pra këtu kemi të bëjmë me aftësinë e Brando-s për të rënë nga shiu në breshër, gjë që do ta ndiqte deri në fund të jetës së tij.
1970
Dhe një ditë në vitin 1969, ai i kërkoi Tarita-s një gjë të pabesueshme: ai dëshironte një fëmijë tjetër prej saj. Ai dëshironte një vajzë. “Kam djem mjaftueshëm – Christian, Miko dhe Teihotu – Unë dua një vajzë të vogël dhe do të jem një baba i vërtetë tahitian.” Ajo pranon. Foshnja u bë me mbarsje artificiale, pasi Tarita dilte me djem të tjerë pas ndarjes me të, dhe kështu që ai nuk mund të bënte dashuri me të. Tarita është shumë e lumtur, Brando është i ëmbël , i sjellshëm, dhe ajo mendon se tashmë ata do të kthehen së bashku në Amerikë. Por ajo është naive, sepse menjëherë pas lindjes së vajzës ai e braktis përsëri.
1980
Cheyenne është shumë e afërt me të atin, ajo i shkruan shpesh, dhe kërkon t’a shohë atëë kur ai është me pushime. Ajo është e lumtur, merr nota të shkëlqyera në shkollë dhe ka shumë miq, por mërzitet kur shikonë të vëllanë që pi alkool, drogohet, është depresiv dhe e kalon kohën nëpër festime midis miqve ku një prej tyre është dhe Dag Drollet, i fejuari i ardhshëm i Cheyenne.
1984
Por rreth moshës 14 vjeçare, Cheyenne fillon të bëhet depresive për shkak se merr vesh që i ati ka ndërmend të adoptojë Petran vajzën 13-vjeçare të sekretares së tij. Brando fillon t’a trajtojë Petran më mirë se vajzën e tij të vërtetë. Ai merrte pjesë në shumë aktivitete të jetës së Petras dhe madje i bleu asaj dhe makinë, ndërkohë pothuajse e injoronte fare Cheyenne.
“Babai nuk më do më, ai kujdeset vetëm për Petran”.
Tarita e kupton pse: Marlon se pranonte dot që ajo kishte një fëmijë me një burrë tjetër, dhe në këtë mënyrë donte të ndëshkonte Tarita-n duke adoptuar Petra-n dhe në këtë mes Cheyenne ishte viktima e pafajshme.
Më vonë, në vitin 1986, Marlon refuzon të ndihmojë Cheyenne-n financiarisht për studimet e saj në Francë, ai tha thjesht ‘jo’, pa asnjë shpjegim. Përsëri Cheyenne bie ne depresion të lehtë, ajo s’arrinte t’a kuptonte pse ai ishte aq i ftohtë me të. Cheyenne u mor për pak kohë me modeling gjatë vitit 1986. Në vitin 1987 Cheyenne 17 vjeç, bie në dashuri me Dag Drollet 23-vjeçar, një prej miqëve më të mirë të Teihotu.Ajo është e lumtur dhe i kombinon shumë mirë si shkollën dhe lidhjen e saj të dashurisë, ajo madje u vendos te shtëpia e Dag-ut, me Lisette dhe Albert.
CHEYENNE NDIHET KEQ
Por një mëngjes gjithçka shkërmoqet. Duke ngrënë mëngjes dëgjojnë britma nëpër shtëpi dhe kuptojnë se Cheyenne kishte goditur një anëtar të familjes dhe vetëm ndërhyrja e Dag e qetëson disi. Në javët apo muajt në vijim ajo vazhdon të përfshihet në episode të dhunshme ndaj njerëzve më të afërt. Për fat të keq ajo ka vazhdimisht probleme me të fejuarin e saj Dag-un, i cili e tradhëton dhe madje abuzon fizikisht me të. Madje ata të dy kanë kohë që konsumojnë drogëra si kanabis apo dhe kokainë. Ajo është e dhunshme, disa herë ka goditur dhe të fejuarin gjatë përpjekjes së tij për të mos e lënë të drogohet. Ajo shfaqet shumë xheloze, duke bërë veprime të pa kontrolluara dhe duke djegur rrobat e saj.
Tarita ndihet e pashpresë, ajo s’kupton ndryshimet e menjëhershme të personalitetit të vajzës së saj, që dikur dikur ishte mishërimi i lumturisë. Aktualisht, Cheyenne vuante nga skizofrenia dhe pikërisht të gjitha këto rrethana mund t’a kenë shtyrë të deklarojë në një intervistë, se është abuzuar seksualisht nga i ati.
Pra kemi të bëjmë me një jetë si nëpër filma, një marrëdhënië e ndërlikuar e një prej kolosëve më të mëdhenjë të hollivudit me të bijën, që i ka brenda të gjitha si braktisjen, mospërfilljen, mungesën e dashurisë së të atit, vrasjen e të fejuarit nga gjysëm-vëllai, drogën, alkoolin si dhe diferencën e madhe kulturore midis jetës sureale hollivudiane (siç do ta quante i ati më vonë) dhe jetes plote diell, det, çiltërsi, ngrohtësi në Tahiti, që e çuan mishërimin e lumturisë, çiltërisisë drejt vetëvrasjes.