KreuBusull

Deklarata e parë e Bregut, pas fjalëve për përfshirjen në qeverinë “Rama 2”

Ishte një ndër lajmet më të bujshme të javëve të fundit, pas lëvizjeve që kryeministri aktual i vendit bëri për kirjimin e qeverisë së re “Rama 2”. Duke qenë se u bë e ditur paraprakisht shkrirja e Ministrisë së Integrimit, për të cilën Rama foli mjaft ashpër, u përfol se Majlinda Bregu, dikur udhëheqëse e kësaj ministrie, do të përfshihej në kabinetin e ri të Ramës, tashmë në krye të Ministrisë së Diasporës.

Por, mesa duket zëra të tillë kanë qenë të pavërtetë, pasi Bregu nuk është bërë pjesë e kësaj qeverie. Pas një jave të heshtur, që pas vendimeve të marrë nga kryeministri, ish-deputetja ka thyer heshtjen, nëpërmjet një deklarate për shtyp. “Asgjë në histori dhe politikë nuk mbaron pa asnjë alternativë. Unë pagova ҫmimin e respektit ndaj vetes se thashë disa të vërteta që vazhdojnë të mbeten edhe sot të vërteta. Disa janë mësuar që veten ta kërkojnë ndër të tjerët dhe këta janë e keqja që s’munden dot kollaj, banaliteti dhe e keqja më e madhe e Shqipërisë”, ka qenë kjo hapja e deklaratës së Bregut, për të bërë një shpjegim të mëtejshëm të të gjithë bujës që bënë fjalët për përfshirjen e saj në “Rama 2”: “…Për një përfolje publike për përfshirjen time në qeverinë e sotme, jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme dhe sajesa. Mua s’më duhet të jem në parlament e qeveri.[Më duhet] Të jem shqiptare, të përpiqem po njëlloj për të afruar datën e anëtarësimit  të Shqipërisë në Evropë, mbase dhe një mijë herë më shumë se ministrat aktual”, ka përfunduar Bregu, duke bërë dhe një herë të qartë punën që do të bëjë për Shqipërinë në fushën e integrimit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF