Koreja e veriut konfirmoi se, testoi me sukses armën bërthamore që zotëron “fuqi të madhe shkatërruese”. Dy tërmete tronditën Korenë e Veriut të dielën, duke qenë se ata kryen testin e gjashtë bërthamor. Kim Jong-un, “topolaku” i Koresë së Veriut, bën “një jetë prej mbreti”. Ja si e kalon kohën ai kur nuk kërcënon botën.
Lideri suprem i Koresë së Veriut zotëron një jaht në vlerën e $7 Milion, fushë futbolli, park të ngjashëm me Disney Land, park ujor me objekte zbavitëse nga më të ndryshmet. Lideri 33-vjeçar nuk bën kurrë kompromis me cilësinë, “çdo gjë që dëshironi, ai ka më të mirën”. Nëse dëshironi cigare, ai ka nga më të mirat, nëse bëhet fjalë për tekila, ai zotëron nga më të mirat në botë. Festat me të s’janë asnjëherë të mërzitshme.
Lideri suprem zotëron gjithashtu dhe tre ishuj privat, 35 milje larg bregut, ku mund të shkohet lehtësisht me anë të anijeve të flotës së tij detare. Nëse keni njohje me të, mund të jetoni si ai. Ju mund të jeni personi më i lumtur në botë, nëse ju e njihni personalisht atë. Të ftuarve ai iu vë në dispozicion mercedesët dhe rojet e tij private. Që të ftuarit e tij të mbërrijnë në kohë në festë, ai iu vë dispozicion hekurudhat dhe aeroportet e tij private.
Zbuloni lojën e tij të preferuar!
Sipas yllit të NBA-së Dennis Rodman, i cili ishte i ftuar atje në vitin 2013-të, Jong-un i do njerëzit me humor, cigaret e shtrenjta dhe është i dashuruar kokë e këmbë me basketbollin. Duke e përshkruar eksperiencën e tij me liderin e Koresë së Veriut, Rodman thotë: “Është si të shkosh në Hawai apo Ibiza, por ai është i vetmi që jeton aje”.