KreuBusull

Letra e Obamës për Trump, shembull i një leksioni ideal!

Siç e do tradita, ditën e lëshimit të karriges presidenciale, udhëheqësi paraardhës i lë një shënim apo letër pasardhësi të tij në post, e këtë herë Amerika vuri përballë Obamë me Trump, zgjedhje për të cilën po pendohet dita-ditës. Duke vënë në dukje rëndësinë dhe peshën e të drejtuarit të Amerikës, e njëkohësisht duke nënvizuar përgjegjësinë e të marrurit vendime, Obama duket se i ka dhënë një leksion ideal Trump-it, gjë të cilën ky i fundit dulyshohet ta ketë marrë realisht parasysh. Shkrimi i plotë është zbuluar nga CNN, version që do ta gjeni të plotë më poshtë:

‘I dashur Z. President,
Urime për postin e marrë. Me miliona njerëz kanë varur shpresat tek ju, kështu që të gjithë ne, pavarësisht ndarjeve partiake, duhet të shpresojmë për mirëqënie dhe siguri të plotë gjatë qendrimit tuaj.
Kjo është një zyrë unike, pa vulën e saktë të suksesit, prandan nuk mund të them me bindje se çdo këshillë e imja do të mund të jetë sado pak e vlefshme. Gjithsesi, më lejoni t’ju ofrojë pak nga reflektimi im në këto tetë vitet e fundit.
Fillimisht, të dy ne jemi bekuar në mënyra të ndryshme me pasuri të mëdha. Jo të gjithë janë kaq me fat. Është në dorën tonë të bëjmë gjithçka mundemi për të ndërtuar më shumë shkallë suksesi, për çdo fëmij dhe familje që janë të gatshëm të punojnë fort.
Së dyti, udhëheqja amerikane në këtë botë është vërtetë e domosdoshme. Varet nga ne, nëpërmjet aktit dhe shembullit, që të mbështesim rregullin ndërkombëtar të zgjeruar në mënyrë të qendrueshme që pas Luftës së Ftohtë, e prej së cilit varet mirëqënia dhe siguria jonë.
Së treti, jemi thjesht zaptues të përkohshëm të kësaj zyre. Kjo na bën rojtarë të institucioneve dhe traditave demokratike – si roli i ligjit, ndarja e fuqive, mbrojtja e barabartë dhe liria civile – për të cilat paraardhësit tanë luftuan e derdhëb gjak. Pavarësisht shtyrjeve para e mbrapa së botës politike në përditshmëri, është në varësinë tonë që t’i lëmë instrumentat e demokracisë, të paktën po aq të fortë sa i gjetëm.
Dhe së fundmi, mes gjithë nxitimeve, angazhimeve e përgjegjësive, gjeni kohën për miqtë dhe familjen. Michelle dhe unë ju urojmë Melanias dhe ty nisjen më të mbarë të një aventure të tillë, dhe dijeni se jemi kurdoherë të gatshëm për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi.

Paçi fat,
BO.’

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF