Është i famshëm për dhjetëra role ikonike, e marrja e çmimit Oscar ishte një tjetër moment historik në karrierën e Leonardo DiCaprio-s. Përpos kinematografisë, DiCaprio i largohet jetës prej ylli kinemaje, duke u bërë një nga aktivistët për ndryshimet klimaterike. Edhe pse ka dhuruar shuma të konsiderueshme parash për një çështje të tillë, kjo nuk do të thotë që aktori nuk merret personalisht me problemin. Së fundmi, ai ka zbuluar se ka realizuar edhe një takim me Trump, për të cilin ka folur jo pak.
“Në dhjetor i prezantuam një plan krahasues që vinte në ndihmë të parandalimit të kushteve klimaterike, ashtu sikurse stimulonte potencialin e agrikulturës nga ana ekonomike”, është shprehur DiCaprio, për të vijuar më tej: “Folëm edhe për fuqinë e Amerikës për ta drejtuar botën në rregullatorin e energjisë së pastër, si dhe në kërkime e bashkëpunime. Siç mund të kuptohet, Trump jo vetëm që nuk ka dëgjuar, por ka deklaruar se do të heqë dorë nga Marrëveshja e Parisit. “Nuk duhet të kemi nëpër zyra njerëz që nuk besojnë tek faktet dhe e vërteta apo tek shkenca moderne, e që janë gati të rrezikojnë të gjithë të ardhmen e kësaj gjenerate. Do e kthejmë kokën pas një ditë, duke parë ç’po ndodh dhe çfarë administrate kemi dhe do të pendohemi që nuk kemi bërë sa duhet për parandalimin e krejt kësaj çka po përjetojmë”, ka përfunduar DiCaprio, duke shprehur zhgënjim të thellë për Presidentin e SHBA-ve.



















