KreuBusull

Një tjetër sulm terrorist godet Londrën mëngjesin e sotëm!

Mëngjesi i kësaj të premteje e ka gjetur Londrën përballë një sulmi tjetër terrorist. Një material eksploziv ka shpërthyer në trenin e një hekurudhe të nëndheshme, duke lënë kështu disa nga pasagjerët të plagosur, e duke shkaktuar panik tek të gjithë udhëtarët. Të paktën 18 persona janë dërguar me urgjencë në spital, edhe pse askush nuk ka pësuar dëme vdekjeprurëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8.20 të mëngjesit, ndërsa imazhet dëshmojnë se lënda eksplozive ishte vendosur në një paketim të bardhë. Të pranishmit kanë përshkruar se një sipërfaqje e konsiderueshme është përfshirë nga zjarri, ckka ka bërë pasagjerët të ngjeshen pas njëri-tjetrit, për t’i shpëtuar sa të mundnin rrezikut nga djegia. Autoritetet e kanë cilësuar si sulm terrorist, ndërsa kujtojmë se kjo është hera e pestë që Londra përfshihet në të tilla kërcënime.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF