Sporti i qitjes ka filluar të bëhet një trend në rritje edhe në vendin tonë dhe është pikërisht kjo mënyra argëtuese me të cilën presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zgjedhur të kalojë këtë ditë të shtunë.
Ka qenë një postim i gazetarit Ilir Kulla që na e ka zbuluar këtë detaj: “Konkurrencë e fortë me presidentin në tabelë në poligon qitje, ai mori një 10 e unë tre 9-ta!”, shkruan ai dhe ka ndarë fotot e dy adashëve duke bërë qitje e duke na zbuluar aftësitë e zotit Meta në këtë sport. A do ju shkonte ndonjëherë në mendje se edhe jashtë Presidencës Ilir Meta qëllon në shenjë e sfidon gazetarin në tabelën e qitjes? Shfletoni galerinë për ta parë!



















