KreuBusull

Humbet Shqipëria me Spanjën: 3-0 në vetëm 26 minuta!

Mbrëmjen e sotme u zhvillua në Alicante ndeshja mes Shqipërisë e Spanjës. Me gjithë përgatitjen e entuziazmin për fitore ekipi i kuqezinjve është mundur me rezultatin 3-0.

Ekipi spanjoll ka shënuar golin e parë që në minutën e gjashtëmbëdhjetë me Rodrigon, e të dytin shtatë  minuta më pas nga Isko. Mbrojtja jo fort e mirë e skuadrës sonë kombëtare ka bërë që as goli i tretë nga Alkantara të mos vonojë. Në pjesën e dytë të ndeshjes Pannucci bëri dy zëvendësime futi Sadikun e Agollin në vend të Memollës e Balliut, por për fat të keq pa rezultat.

Tashmë Shqipëria mbetet në vendin e tretë të grupit me 13 pikë, pas Spanjës në krye të grupit e Italisë.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF