KreuBusull

Të gjithë të ikurit e Portokalli “falen” tek Arditi!

Besi dhe Erioni, Ermali apo Agroni, Juli dhe Genti janë raste kaq të ngjashëm sa tani duket se është bërë zakon: Pas largimit nga show i humorit Portokalli, aktorët “falen” tek spektaklet e Ardit Gjebreas, “E diela shqiptare”, apo Festivali “Kënga Magjike”!

 

Një javë më parë në rubrikën “Një mesazh për ty” Arditi prezantoi se dy bashkëdrejtuesit e këtij edicioni në Festivalin e tij do të jenë pikërisht, dy nga të larguarit e fundmë të Portokalli, Bes Kallaku dhe Erion Isai.

 

 

Një traditë kjo tanimë! A nuk ndodhi kështu me dyshen e humorit Gent Zenelaj & Jul Deda, kur ata të parët që u divorcuan me spektaklin, ku njohën suksesin, u shfaqën për gati një sezon në “E diela Shqiptare” e mandej në “Kënga Magjike”!

 

Megjithë përpjekjen e tyre ata nuk patën të njëjtin efekt në audiencën e Klanit, sikundër ndodhte me atë në Portokalli. Dalja e Agron Llakajt, pikërisht në natën finale të Kënga Magjike të viti 2010, ishte shkaku (apo edhe provokimi) i Llakajt për t’u ndarë nga programi që ai krijoi dhe drejtoi për disa vite me rradhë!

 

Tre vite më pas në skenën e Pallatit të Kongreseve u ngjit në krah me Gjebrean një tjetër i ikur i programit të humorit, Ermal Mamaqi! Këtë nëntor do të shohim se çfarë efekti do të kenë dyshja Besi & Erion në Festivalin e Muzikës, përpara një spektatori që nuk dihet nëse është fan i tyre!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF