Foto: Fani Aliko
Tashmë prej pesë vitesh në Tiranë, Furla prezantoi edhe këtë herë koleksionin e ri Vjeshtë/Dimër 2017-2018. Eventi i mbajtur në kryeqytet mblodhi edhe disa nga emrat e njohur të personazheve shqiptarë, ashtu sikurse ofroi një mundësi të mirë për të gjithë të pranishmit gjatë mbrëmjes. Furla dhuroi mundësinë e uljeve ekskluzive të koleksionit të ri, vetëm përgjatë organizimit të dy netëve më parë. Të pranishmit shijuan jo pak nga prurjet e reja, pranë ambjentit të Furla-s në zonën e ish-Bllokut. Njohur në mbarë botën për hijeshinë e krijimit të çantave, Furla mbetet një ndër firmat më të dashura për të apasionuarit pas aksesorëve. Më poshtë do të gjeni disa nga momentet më të mira të shkëputura nga eventi më i fundit në kryeqytet.
Anjeza Maja
Drejtuesja e Furla në Shqipëri Elona Çaushi dhe mikesha e saj Monika Milo
Jona Haderi
Momente nga eventi
Julinda Karanxha
Klevi Kadilli dhe Dojna Mema
Marcela Lati
Olti Curri
Ornela Bego



















