KreuBusull

Prehet në Theth albanologu i shquar shqiptar Robert Elsie

Prehet në Shqipëri albanologu i shquar shqiptar, në përmbushje të amanetiti të tij të fundit. Para se trupi i tij të dërgohej në Theth, në vendin e quajtur Logu i Kishës, në Bashkinë e Shkodrës u organizua një ceremoni mortore për lamtumirën e fundit.  Aty morën pjesë miq të tij, qytetarë shkodranë, pedagogë dhe studiues.

Robert Elsie vdiq më 2 tetor në Bon të Gjermanisë në moshën 67 vjeçare. Trupi i tij u soll të martën në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, ku u kryen edhe homazhet.

Elsie botoi antologji dhe kritika letrare, përktheu në anglisht dhe gjermanisht shumë poema shqiptare si dhe shkroi libra mbi kulturën dhe historinë popullore.

Më i njohuri është përkthimi i tij në anglisht i epikës letrare të Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malsë”, Epika kombëtare shqiptare”, një vepër me tridhjetë këngë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF