KreuBusull

Kristi Pinderi për “Daily Extra”: “Më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid”

Daily extra është një portal i cili pasqyron lajme mbi komunitetin LGBT në Kanada. Kristi Pinderi, një nga aktivistët më të njohur të këtij komuniteti në Shqipëri ka shkruar artikullin e tij të parë në Xtra, si u bë aktivist në një vend homofobik dhe si u largua nga vendi drejt Kanadasë.

 

Ai përshkruan në këtë artikull vështirësitë që ka kaluar gjatë jetesës në Shqipëri, së bashku me partnerin e tij Erionin për shkak të prirjeve seksuale.  Përballja me njerëzit në jetën e përditshme ishte bërë gjithashtu shumë e vështirë.

“Kemi marrë dhjetëra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund t’i injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin, apo mesazhe ku thuhej se Hitleri duhej të ngjallej për t’u marrë me njerëzit si unë”, shkruan Pinderi.

 

“Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar”, ka shtuar ai.

“Nuk mund të bëja më asgjë për të mos vënë në rrezik veten dhe familjen time. Ishte koha për ndryshim. Pasi mora një vizë për në Kanada vendosëm që të nisnim një kapitull të ri në jetën tonë. Na dukej sikur do të shkonim në fund të botës”, shprehet aktivisti Kristi Pinderi.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF