KreuBusull

Chris Evert, legjenda e tenisIt që ndryshoi rregullat e lojës

Ja si është jeta dedikuar një qëllimi të vetëm

 

Në kohën kur ka luajtur-dhe humbur kundër një prej tenisteve më të mira të botës, 13 vjeçarja kuptoi që ky ishte  vetëm fillimi. Para se atletja amerikane të festonte 25 vjetorin e ditëlindjes së saj, kishte mundur numrin një të botës, idhujt e fëmijërisë njihnin vetëm emrin e saj dhe kishte fituar US Open, French Open e Wimbledon.

Me përqindjen më të lartë të fitimeve në krahasim me ndonjë lojtar tjetër dhe të fortë në një karrierë që ka ndihmuar në ripërcaktimin e vizionit të grave për tenis, trashëgimia e Evertit që tani është në pension, është vetëm hapi i parë që gratë mund të përmbushin. Nëpërmjet bashkëpunimit të pandërprerë me Rolex, eksplorojmë udhëtimin e Evert dhe grave të tjera të jashtëzakonshme si ajo.

 

Ja Chris Evert

“Para se të arrija unë, tenistet ishin atlete të jashtëzakonshme> Unë isha vetëm një shkollare, asgjë e veçantë, duke folur nga ana atletike. Dhe kështu kur u bëra numri një në botë, u tregova të gjitha vajzave të botës që kushd o mund t’ia dilte të fitonte. Nuk duhet të jesh me patjetër më e shpejta apo më e forta.

 

Të mësosh të luash që 5 vjeç

Në fillim, isha shumë e zemëruar. Babai im vendosi se pesë vjeç ishte mosha e duhur për të më larguar nga shtëpia e mikeshës time për të më çuar në një fushë tenisi publike dhe për të hedhur topa nga një karrocë, prandaj isha shumë e zemëruar “.

 

Histori frymëzuese: Chris Evert

“Tenis është një sport individual,” fillon t’i tregojë Evert “ti je vetëm atje jashtë. Nuk duhet të kesh frikë. Nuk duhet të trembesh, në lojë si në jetë”. Evert zbulon se si ka kapërcyer sfidat e karrierës së saj. ”

 

Momenti kur reflketorët u ndezën mbi të

 

Isha 15 vjeç kur bota vuri re këtë fëmijë të FT.Lauderdale në Florida, që sapo ksihte mundur numrin një të botës.

Të gjithë filluan të më kushtojnë vëmendje, edhe lojtarët që unë admiroja në fëmijëri. kështu e kuptova që ia dola.

 

Zhvillimi i ndeshjes juridike

“Unë mendoj se ka qenë gjithmonë, unë isha një perfeksioniste dhe nuk më pëlqente të humbja. Sa më shumë që konkurrohesha, aq më shumë ndjeja”.

 

Arritja e rekordit të fitoreve në tenis

Nuk i kam celebruar kurrë fitoret e mia. Fitoja një turne dhe isha e lumtur, darkoja jashtë. E nesërmja ishte thjesht një ditë tjetër. Nëse nisesha nga Ëimbleton për të të shkuar në Seattle, në Ëashington, për të luajtur një turne minor. Shpirti im, arritjet e mia ishin të njëjta si në Ëimbledon. isha thjehst e fokusuar te momenti.

 

Shoqëria e ndarë me atletet

Ishim një front i bashkuar, sepse ishim duke u ndeshur për tenisin femëror dhe të drejtat të barabarta, kështu që krijuam miqësi të mira. Ishte një mison i ndarë dhe ishim solidare me njëra- tjetrën. për të arritur objektivat tona, të qënit në sintoni me njëra tjetrën ishte thelbësor.

 

Evolucioni i sportit

Në vitet ’70 gratë mbanin 10% të çmimeve të arkëtuara nga burrat, flas ekonomikisht. Sot burrat dhe gratë marrin çmime me vlerë të njëjtë, në tunetë e Grand Slim, tani jemi trajtuar si mall i çmuar. Nuk jemi më qytetare të klasit të dytë: kemi yjet tonë në tenisin femëror.

 

Motivi që të bën të ndjehesh më shumë krenare jashtë fushës së tenisit

 

Jashtë fushës ke fëmijë, kam djemtë e mi. Kur u tërhoqa, nuk doja gjë tjetër veç fëmijëve. Mendoj që është një traguardo dhe sfidë në të njëtën kohë.

 

Të arrish majën e karrierës

Të motivon për të bërë më shumë, si një lloj lakmie dhe nuk do të ndalosh. Kur bën diçka me të vërtetë shumë mirë, e vlerëson dhe do të vazhdosh bësh dhe të shkosh përpara dhe më shumë e më shumë. Përse jo, Është një jetë fantastike.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF