KreuBusull

Kërcimi pa të brendshme që skandalizoi publikun në “Xing me Ermalin”

Pasi Rashel Kolaneci vendosi të largohej nga programi “Xing me Ermalin” për arsye se kishte patur debate me skenaristin, regjisorin dhe madje me vetë Ermalin në lidhje me formën dhe përmbajtjen e emisionit, sipas intervistës së saj në “Pop Culture”, mbrëmë në program u prezantua velina e re Kejvina Kthella.

Biondja kishte zgjedhur të prezantohej për publikun përmes një kërcimi tejet sensual duke bërë lëvizje provokuese ndaj djemve të orkestrës e më pas duke u ulur në një karrige në mes të skenës me një veshje që nuk i linte aspak vend imagjinatës!

 

Një fustan i kuq me një dekolte dhe dy hapje të ekzagjeruara tregonte qartazi se velina ishte dalë në skenë pa të brendshme! I gjithë ky ekzibicion  i papërshtatshëm për fashën orare është komentuar shumë nga publiku i rrjeteve sociale, pasi këtë emision e ndjekin edhe fëmijë.

 

Ja disa prej opinioneve që kanë ndjekur programin e janë skandalizuar nga performanca e velinës së re: “Dikush ka thënë: Nëse zhveshja tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se sa ne!”

 

“Wow sa pështirë aq më shumë që në Shqipëri shikojnë dhe fëmijët programe të rriturish wow disgusting.”

 

“WTF!! A kanë cipë këto zhgarravina, ç’a po tregojnë me këtë lloj degjenerimi, na e shpifën!”

 

“Ndodh sepse arti dhe kultura ka vdekur si çdo gjë tjetër në Shqipëri … mungojnë artistët .. këngëtarët .. aktorët .. drejtuesit e emisioneve … vendin e tyre tani e kanë zënë paaftësia .. injoranca … dhe çfarë është edhe më kryesorja njerëzit më të degjeneruar …”

 

“Si nuk paska kufij banaliteti në këtë vend?!!! Na u pështirosën!”

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF