Mbretëresha Elisabetë dhe kuajt, një pasion prej 8 milionë eurosh
Sovranja britanike mund të krenohet me skuadrën e kuajve të vrapimit që në 30 vjet gara ka fituar 451 herë.
Një pasion fitimprurës është i mbretëreshës Elisabetë për kuajt, sidomos për ata të vrapimit.
Kujat e skuadrës mmbretërore në fakt në 30 vjet gara nëpër hipodrome kanë fituar cmime me vlerë 8 milionë euro. Vlera është për 451 vende të para.
Sipas shifrave të publikuara nga “Daily Telegraph”, pjesa më e madhe e fitimeve do të shonkte për personelin e skuadrës mbretërore, ndërsa për pjesën tjetër të parave nuk dihet, pasi Buckingham Palace ka theksuar s ebëhet fjalë për një cështje private.