Teatri Kombëtar ngjit këtë fundjavë (26,27,28,29 Tetor,ora 19:00) në skenë premierën, “Çifti i çuditshëm”, me autor Neil Simon dhe me regji të Inis Gjonit.
Një nga komeditë më të famshme ameriakne 50 viteteve të fundit vjen nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Mehmet Xhelili, Ervin Bejleri, Besmir Bitraku, Rozana Radi, Annais Lika.
Vepra na sjell një tablo humoristike, karaktere të zakonshme në plan të parë ,të cilët janë jashtëzakonisht të papajtueshëm mes tyre .
Neil Simon është një nga shkrimtarët më të mëdhenj e thumbues të shekullit të njëzetë.
“Çifti i çuditshëm” e bëri Simon, një fenomen kulturor , siç është cilësuar nga kritika, duke e bërë kështu nje nga dramaturget më tësuksesshëm bashkekohor ne historinë e teatrit amerikan. Ashtu siç ndodh me të gjitha komeditë e mëdha, jetëgjatësia e veprës i kushtohet sa thelbit të saj emocional, po aq edhe batutave me humor.
Pas premierës së saj në Broduej në 1965, personazhet u risollën në një film artistk shumë të sukseshëm në vitin 1968,me aktorë kryesorë Xhek Lemën e Uollther Metheu me 114 episode. Ndërsa premierat jane të panumërta, të cilat janë vënë në teatro të ndryshem në skenat amerikane.
Në vitin 1985, Simon e përshtati veprën “ Çifti i çuditshëm” në variantin femëror.
Komedia“Çifti i çuditshëm”, ka kaluar nëpër një sërë ndryshimesh, jo vetëm duke u përshtatur nga teatri ne ekranin , por edhe vetë personazhet e vepres janë luajtur nga aktorë burra, gra, me ngjyrë, dhe madje janë shndërruar edhe në personazhe për filmat me kartona në vitet 1970.
Një version modern u shfaq në 2002 me titullin “Oskar dhe Feliksi”.
Gjithsesi në të gjitha variantet e rishkruara, një gjë mbetet e njëjtë. Historia thelbësore e dy njerëzve të ndryshëm nga njëri – tjetri, që mësojnë të jetojnë së bashku ,në mungesë të harmonisë, tolerancës dhe kompromisit,duke sjellë nje bashkejetese “jo te pazakont per ne” por qe ne fund eshte e destinuar te mos funksionojë .