Në televizionin Top Channel ka nisur një valë e gjerë largimesh të punonjësve e cila duket se nuk paskan të përfunduar. Aktorët Erion Isai e Besart Kallaku, Marina Vjollca, Jonida Shehu, Idro Seferi, e tani një tjetër emër i njohur!
Bëhet fjalë për ish-prezantuesen e “Pasdite në Top Channel”, Lira Burgija. Pas këtij pozicioni ajo vazhdoi të qëndronte në Top Channel si gazetare. Lira ka bërë publike përmes rrjeteve sociale se cila është tanimë sipas saj “shtëpia e re”.
Ajo ka ndarë një foto përmes së cilës zbulojmë se do të jetë pjesë e një kompanie të njohur me drejtim gjerman mbi zhvillimin e biznesit në Tiranë, ku do të ketë pozicionin PR, pra marrëdhëniet me publikun.
Ndjekësit dhe miqtë i kanë uruar gazetares suksese për rrugëtimin e ri. Por, ç’po ndodh kështu me Top Channel, pas gjithë këtyre largimesh?