KreuBusull

Mbretëresha Elizabeth zotëron një McDonalds

Ka shumë fakte interesante që qarkullojnë për  Mbretëreshën Elizabeth, por një gjë që ndoshta nuk keni pritur kurrë të mësoni për të është se ajo zotëron një McDonald’s. Kjo është plotësisht e vërtetë: Mbretëresha e Anglisë zotëron një degë të rrjetit më të famshëm të ushqimit të shpejtë në botë, megjithëse ndoshta nuk do ta shihni kurrë atje duke drekuar. Sipas një video të publikuar nga Business Insider, McDonald’s në fjalë është në pronësi të The Crown Estate, dhe është i vendosur rreth 80 milje jashtë Londrës në Banbury Gateway Shopping Park. Ajo që nuk është dhe aq e habitëshme, është të dish se ajo nuk e viziton shumë shpesh restorantin e saj, pasi ndjek gjithmonë një dietë mjaft të disiplinuar. Por ende mund të mbash veten pak me shpresë duke menduar se një ditë mund ta shohësh, ndërkohë që shijon ushqimin tënd në McDouble.

 

.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF